POLITIKË /

Deputetët ngrenë shqetësimet e qytetarëve, ministrat 'pushim'! Asnjëri i pranishëm në Kuvend

Seanca plenare po vijon me diskutime nga deputetët, ndërsa në sallë mungojnë ministrat, duke sjellë kritika për mungesë përfaqësimi të qeverisë. Më herët, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari iu përgjigj akuzave të opozitës për drejtimin e Policisë së Shtetit.

Shkruar nga Versus

Deputetët ngrenë shqetësimet e qytetarëve, ministrat

Seanca plenare në Kuvend po vijon mes diskutimesh nga deputetët, të cilët po marrin njëri pas tjetrit fjalën për të sjellë në vëmendje problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Megjithatë, në sallë vihet re mungesa e ministrave, çka ka sjellë reagime dhe kritika për mungesën e përfaqësimit të qeverisë gjatë debatit parlamentar.

Më herët gjatë seancës ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me përzgjedhjen e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit.

Pas largimit të tij, diskutimet kanë vijuar vetëm mes deputetëve, duke lënë pa përgjigje të drejtpërdrejta nga kabineti qeveritar një pjesë të çështjeve të ngritura në sallë./Versus.al

Tags:

kuvendi

Poll