POLITIKË /

Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota: Përgjegjesi e madhe, do ju përfaqësoj denjësisht

Sipas rezultateve zyrtare, Tabaku ka arritur të mbledhë mbi 20 mijë vota preferenciale, duke u renditur jo vetëm e para mes kandidateve femra, por edhe një nga politikanët më të mbështetur në rang kombëtar — brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Shkruar nga Versus

 

Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota: Përgjegjesi e madhe, do ju

Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, ka shënuar një rezultat historik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u bërë gruaja më e votuar në vend dhe një nga figurat më të spikatura në listën e hapur të PD-së.

Sipas rezultateve zyrtare, Tabaku ka arritur të mbledhë mbi 20 mijë vota preferenciale, duke u renditur jo vetëm e para mes kandidateve femra, por edhe një nga politikanët më të mbështetur në rang kombëtar — brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Rezultati i saj është një dëshmi e qartë e mbështetjes së fortë qytetare, veçanërisht në Tiranë, ku përfaqësimi politik është më i ndërlikuar për shkak të konkurrencës së lartë.

Performanca e saj vjen si pasojë e një fushate të fokusuar te llogaridhënia, transparenca dhe çështjet ekonomike, ku Tabaku ka qenë e zëshme si ish-kryetare e Komisionit të Ekonomisë në legjislaturën e mëparshme.

Në një postim në Facebook menjëherë pas publikimit të rezultateve, Jorida Tabaku ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj votuesve:

Faleminderit nga zemra secilit prej jush që më dhatë votën, besimin dhe mbështetjen në këtë sfidë që për mua nuk ishte aspak e lehtë. E ndjej këtë rezultat si një përgjegjësi të madhe për të përfaqësuar me dinjitet zërin tuaj në Parlament.” 

Tabaku shton se do të jetë në shërbim të qytetarëve që nga dita e parë dhe se synon të çojë në Kuvend frymën e reformës dhe kontrollit demokratik ndaj pushtetit. /Versus.al

Poll