POLITIKË /

Dështimi spektakolar i Bashës! 20 vite në politikë si ministër, kryebashkiak e kryetar partie, merr vetëm 354 vota

Pavarësisht gjithë posteve dhe pushtetit që ka patur për vite me radhë, Basha sërish nuk ka arritur të marrë më shumë se 1.38% të votave në rang kombëtar, ndërsa edhe vetë personalisht ka dështuar në Tiranë.

Shkruar nga Versus
Dështimi spektakolar i Bashës! 20 vite në politikë si
Lulzim Basha

Përveç triumfit të PS me mbi 270 mijë vota më shumë se Partia Demokratike duke siguruar 83 mandate, ajo çfarë ra në syn ë këto zgjedhje është edhe dështimi i paralajmëruar i Lulzim Bashës.

Njeriu që ka mbajtur më herët postet e ministrit të Jashtëm, të Brendshëm, të kryebashkiakut të Tiranës dhe më pas të kryetarit të opozitës ku u katapultua nga Berisha për 8 vite, nuk arriti as të hynte deputet në këto zgjedhje parlamentare.

Pasi zvarriti çështjen e vulës së PD për vite me radhë, Basha u përpoq të rikthehej në politikën aktive si “i rilindur” pas një ‘pauze’ pothuajse 2 vjeçare. Megjithatë pas gjithë këtyre viteve në politikë dhe pas krijimit të partisë së re dhe koalicionit “Euroatlantik” në këto zgjedhje, Basha ka arritur të marrë vetëm 1.38% të votave në gjithë vendin ose e thënë ndryshe vetëm 19.460 vota duke mos siguruar mandat në asnjë qark.

Partia e tij renditet e gjashta në raport me votat e marra në rang vendi, duke arritur të tejkalojë vetëm “Djathtas për Zhvillim” të Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit dhe disa forca politike “anonime”. Madje edhe partitë që garojnë për herë të parë në zgjedhje arritën të merrnin mbi 43 mijë vota secila.

Dështimi spektakolar i Bashës! 20 vite në politikë si
Votat preferenciale në listën e Tiranës për koalicionin 'Euroatlantik'

Dështimi është edhe më i madh kur vihet re sesa vota ka marrë Lulzim Basha personalisht në qarkun e Tiranës. I bindur se do të merrte mandat deputeti, ai garoi në listë të hapur, por deri më tani numëron vetëm 354 vota.

Një rezultat i tillë, supozohet të ishte i “paimagjinueshëm” për një njeri që ka pasur një karrierë aq të gjatë politike. por mesa duket videot ‘humoristike’ me Ramën nëpër rrjetet sociale ku shfaqej si ‘reper’ dhe jo si politikan, nuk është se u shtuan pëlqyeshmërinë qytetarëve për ish-kryetarin e PD. Versus.al

Poll