Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka votuar sot në qendrën e votimit në liceun artistik të Tiranës nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve.
Qori e cilësoi 11 majin si ditën më të rëndësishme pas pluralizmit politik në vend, duke thënë se mund të hapet një epokë e re në demokracinë e brishtë të Shqipërisë.
“Sot kudo nëpër Shqipëri është një ditë e bukur. Që ta bëjmë të bukur politikisht do duhet që të gjithë qytetarët shqiptarë të shkojnë masivisht në qendrat e votimit, 11 maji mund të jetë dita e dytë me e rëndësishme pas pluralizmit politik. Mundet të çelë një epokë e re në demokracinë e brishtë shqiptare. Prandaj shfrytëzoj rastin nga liceu artistik ku votova bashkë me familjen time për t’ju bërë thirrje: Votoni, votoni dhe vetëm votoni!”- u shpreh Qori. Versus.al







