POLITIKË /

Dje foli për mundësinë e kandidimit në Tiranë, zbulohet kërkesa e pazakontë e Erion Braçes për KQZ-në

Shkruar nga Versus

Dje foli për mundësinë e kandidimit në Tiranë, zbulohet

Ditën e djeshme u bë publik qëndrimi i deputetit Erion Braçe gjatë mbledhjes në njësinë nr.5 të Tiranës ku bëri me dije se do të ishte kandidat për bashkinë më të madhe të vendit. Madje theksoi se nëse PS nuk do e mbështeste, do kandidonte si i pavarur.

Ndërkohë, më herët mësohet se Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ-së ku ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij  si deputet, duke nisur që nga zgjedhja për herë të parë si ligjvënës në qarkun e Beratit në vitin 1996.

Gjithashtu rezultatin e PS në rang qarku në 2009 në të gjitha ZAZ Berat;

2013 në Divjakë;

2017 në Divjakë;

2021 në Divjakë;

Rezultatin e tij si deputet në zgjedhjet e 2021.

Në kërkesën e bërë, Braçe ka specifikuar që informacionet t’I vihen në dispozicion në numër votash dhe përqindje për secilin vit. Kjo është hera e parë kur një deputet i drejtohet me një kërkesë të tillë KQZ për të pasur një bilanc të detajuar të votave të marra prej herës së parë kur është zgjedhur deputet.

Ndërsa ende nuk dihet saktësisht përse kjo kërkesë është bërë së fundmi. Versus.al

Poll