POLITIKË /

“Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”, Berisha: Ja çfarë do të ndodhë para 11 majit

Shkruar nga Versus

“Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” foli për fushatën elektorale dhe pritshmëritë e PD pas zgjedhjeve të 11 majit.

Teksa u ndal në rezolutën e PD që u miratua në PPE, Berisha zbuloi ndër të tjera se para zgjedhjeve do të vijnë delegacione shumë të rëndësishme nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Evropës.

“Rezoluta ka një sintoni me raportin e ODIHR-in. Nuk ka patur kurrë një raport kaq të athtë. Shumica e rekomandimeve të ODIHR-it nuk janë zbatuar. Ky sistem është anti-demokrat. Unë do kem takime prap. Do vinë delegacione të fuqishmë shumë. Do vinë delegacione shumë të rëndësishëm nga Parlamenti Europian dhe Këshill i Europës. Do vijnë para zgjedhjeve.

Të organizosh një dëgjesë në fushatë elektorale është shumë e rrallë. U organizua dhe një herë më herët për fenomenin Dushk në vitin 2002 dhe ishte organizuar edhe një për Ahmed Masudin e Afganistanit. A i vumë ne në prozhektorë të plotë problematikat që ka vendi, e arritëm dhe unë jam shumë optimist që kjo është një mbështetje e fuqishme për shqiptarët për tu ndarë nga e keqja e tyre”-tha Berisha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: