Live Updates /

Vritet me kallashnikov 34 vjeçari në Has! Si nisën konfliktet për pronat për të cilat u bënë 20 kallëzime. Motra 21 vjeçare e viktimës plagosi të moshuarit e fisit

Konflikti mes dy fiseve në fshatin Pla në Has ka përfunduar në tragjedi këtë të mërkurë, ku ka mbetur i vrarë 34 vjeçari, i identifikuar si Ryshyt Sallahu. Viktima është ekzekutuar me armë zjarri të tipit ‘Kallashnikov’ brenda makinës së tij, nga autori Ylber Jaku, i cili është arrestuar nga Policia.* Është publikuar fotoja e automjetit ku viktima Ryshyt Sallahu u gjet i vrarë ditën e sotme.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Konflikti mes dy fiseve në fshatin Pla në Has ka përfunduar në tragjedi këtë të mërkurë, ku ka mbetur i vrarë 34 vjeçari, i identifikuar si Ryshyt Sallahu. Viktima është ekzekutuar me armë zjarri të tipit ‘Kallashnikov’ brenda makinës së tij, nga autori Ylber Jaku, i cili është arrestuar nga Policia.* Është publikuar fotoja e automjetit ku viktima Ryshyt Sallahu u gjet i vrarë ditën e sotme.

3 Postime
17 ORE ME PARE

Ekzekutimi në Has/ Del fotoja e viktimës dhe autorit që e vrau brenda automjetit

Vritet me kallashnikov 34 vjeçari në Has! Si nisën konfliktet

Është publikuar fotoja e automjetit ku viktima Ryshyt Sallahu u gjet i vrarë ditën e sotme.

34 vjeçari dyshohet se është ekzekutuar nga 41 vjeçari Ylber Jaku për motive pronësie.

Jaku është arrestuar pak minuta më parë, pas ngjarjes së rëndë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Vritet me kallashnikov 34 vjeçari në Has! Si nisën konfliktet
Makina e viktimës dhe autori Ylber Jaku

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

18 ORE ME PARE

Ekzekutohet 34 vjeçari në Has! Si nisën konfliktet për pronat mes dy fiseve. 21 vjeçarja dhunoi të moshuarit një ditë më parë

Vritet me kallashnikov 34 vjeçari në Has! Si nisën konfliktet

Konflikti mes dy fiseve në fshatin Pla në Has ka përfunduar në tragjedi këtë të mërkurë, ku ka mbetur i vrarë 34 vjeçari, i identifikuar si Ryshyt Sallahu. Viktima është ekzekutuar me armë zjarri të tipit ‘Kallashnikov’ brenda makinës së tij, nga autori Ylber Jaku, i cili është arrestuar nga Policia.

Si nisën konfliktet mes dy fiseve Sallahu dhe Jaku?

 Ngjarja e rëndë vjen një ditë pasi konflikti degradoi në dhunë fizike, ku një 21 vjeçare e fisit Sallahu goditi dy të moshuarit nga fisi Jaku.

Mesa duket, ngjarja nuk ka përfunduar këtu. Për t’u hakmarrë ndaj dhunës, Ylber Jahu ka vrarë me armë zjarri 34 vjeçarin, me të cilin raportohet se ka patur konflikte për çështje pronësie.

Dyshohet se Jaku e ka pritur viktimën pranë banesës së tij dhe e ka qëlluar menjëherë sapo ai ka zbritur nga mjeti, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Ngjarja lidhet me një përplasje të mëparshme për pronat, që ndodhi një ditë më parë, më 6 maj, kur një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur pas një sherri. 

Vrasja e Reshit Sallahut dyshohet se është akt hakmarrjeje nga ana e familjarit të bashkëshortëve të plagosur, konkretisht Ylber Jakut, i cili ka marrë armën dhe ka ekzekutuar të riun.

Sipas burimeve, konflikti për pronat ka nisur 10 vite më parë dhe lidhur me konfliktet, familja Jaku ka bërë 20 kallëzime.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë. /Versus.al/

18 ORE ME PARE

Vrasja në Has, arrestohet autori që ekzekutoi viktimën me 'kallashnikov' (EMRI) Shkak problemet me pronat

Vritet me kallashnikov 34 vjeçari në Has! Si nisën konfliktet

Ylber Jaku është autori i vrasjes në Has.

Ai është arrestuar pak minuta më parë, ndërsa shkak për vrasjen dyshohet se janë problemet me pronat, për të cilën është vënë në pranga një 21 vjeçare, pas plagosjes së çiftit të bashkëshortëve. Sipas raportimeve vrasja është kryer me armë zjarri të tipit 'Kllashnikov'.

Viktima është identifikuar si Rushit Sallahu.

Vijon..

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: