POLITIKË /

“E hodhi si mbeturinë” V*asja barbare e Ilaria Sulës nga ish i dashuri shkarkon avokatin e tij! Mbrojti viktimën

Mark Samson, djali që vrau ish-të dashurën e tij Ilaria Sula midis më 26 mars ka shkarkuar një prej avokatëve të tij, Fabrizio Gallo

Shkruar nga Versus

“E hodhi si mbeturinë” V*asja barbare e Ilaria Sulës nga

Mark Samson, djali që vrau ish-të dashurën e tij Ilaria Sula midis më 26 mars ka shkarkuar një prej avokatëve të tij, Fabrizio Gallo. Lajmi u bë i ditur nga mediat italiane, së bashku me përgjigjen e avokatit. Avokati i ka sugjeruar autorit të vrasjes të mbajë përgjegjësi për krimin e kryer ndaj të resë me origjinë shqiptare.

"I kisha sugjeruar Markut, në të drejtën e tij të shenjtë, të mbrohej në gjyq, të vinte në praktikë atë rrugë të së vërtetës në një kontekst tashmë serioz ku përgjegjësia e tij, përveçse është tashmë e përcaktuar, është e qartë. I pandehuri mund të zgjedhë të mos u përgjigjet pyetjeve dhe kjo nuk nënkupton që i pandehuri duhet të 'tregojë të gjithë të vërtetën', nëse nuk dëshiron, megjithëse e vërteta është një objektiv i procesit. Vendimi për të revokuar mandatin e të nënshkruarit sot me atë që gjithmonë i ka sugjeruar të tregojë të vërtetën, përkon me heshtjen respektuese që një i pandehur ka, veçanërisht kur zbulimi i detajeve, mund t'i vërë në vështirësi subjektet e tjera që mund të jenë të përfshira.”- tha ai.

Pas dajes nga gjyqi, Gallo është shprehur se ka kryer detyrën në mënyrë të dinjtetshme për Ilarian e vrarë barbarshit dhe të hedhur si mbeturinë në pyll.

"Dil nga gjyqi - përfundon Gallo - thellësisht i bindur se e kreva detyrën time sipas standardeve etike, por ndjeva përgjegjësinë, veçanërisht në kujtim të Ilarisë së varfër, të vrarë barbarisht dhe të hedhur si mbeturinë, për t'i lejuar Markut një proces shqyrtimi më të besueshëm që mund t'i kishte lejuar atij një vlerësim më të ekuilibruar, duke besuar se kjo strategji mbrojtëse mund ta kishte përfituar atë edhe në aspektin moral, por i pandehuri zgjodhi të drejtën e shenjtë për të zgjedhur strategjinë e tij".- u shpreh avokati.

Qysh në krye të herës, autori i vrasjes makabër të Iliria Sulës ka refuzuar të tregojë sesi e ka vrarë ish të dashurën e tij.

Për një kohë të gjatë ai pretendonte se telefoni celular i vajzës ishte hedhur në një kanal. Ai pretendoi se e kishte vrarë Sulën mëngjesin e datës 26, pasi e kishte parë duke biseduar me disa djem, por ishte ai që po kontaktonte në mënyrë obsesive shoqet e Ilarias për t'u përpjekur të dilte me to.

Ai nuk kishte një marrëdhënie të mirë me ish-të dashurën e tij, e cila nuk donte të dëgjonte më për të, por e përndiqte duke ia bërë të pamundur një jetë normale. Për më tepër, hetuesit besojnë se ai gënjeu për kohën e krimit: Ilaria Sula, sipas prokurorisë, u vra në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo në mëngjesin e 26 marsit, siç pretendon Samsoni. Versus.al

Poll