POLITIKË /

"E kaluam Shqipërinë nga epoka e gurit në digjitalizim", Rama: Do përdorim agjentë 'IA' në administratë

Shkruar nga Versus

"E kaluam Shqipërinë nga epoka e gurit në

Kryeministri Edi Rama tha se qeverisja e PS pati si fazë të parë kalimin e vendit nga "epoka e gurit" siç e quajti ai tek epoka e digjitalizimit. 

Sipas Ramës, tanimë qeverisja është në fazën e tretë që ka të bëjë me administratën inteligjente. Ai shtoi se ka nisur projekti i futjes së agjentëve të Inteligjencës Artificiale në administratë me qëllim transformimin e ministrive. 

“Faza e parë e qeverisjes sonë ishte kalimi nga epoka e gurit dhe drurit në epokën digjitale, me krijimin e platformave. Faza e dytë ishte digjitalizimi shërbimeve, tani jemi në fazën e tretë që është faza e administratës inteligjente. Nuk fola se çfarë komponentësh të AI ka në kompanitë që kam lart, por dua të them që sot ne kemi nisur jo vetëm projektin e madh të transformimit revolucionar të transformimit të Ministrive, por edhe të futjes së agjentëve me AI në nivelin e parë të qeverisjes.

Kemi filluar me Ministritë dhe sektorët e financave edhe shërbimet juridike të Ministrive, për të kaluar në përdorimin e agjentëve të AI për t’i dhënë shpejtësi dhe integritet profesional edhe një cilësi të gjitha akteve që lidhet me financat dhe shërbimet juridike. Po e përdorim gjerësisht AI në përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE. Po e përdorim AI në tatime gjerësisht.

E gjithë kjo është çfarë ka të bëjë me një shtet i cili funksionon mbi teknologjinë, i cili duke funksionuar mbi teknologjinë bëhet një shtet më efikas për qytetarin, por nga ana tjetër që ne të shkëlqejmë në vijimësi duhet që i gjithë kositemi i novacionit të ngrihet në një nivel tjetër”, tha Rama ndërsa foli edhe për shembujt e suksesshme të start up-eve në Shqipëri që sipas tij kanë bërë që sot në vendin tonë të prodhohen ambulanca, makina ushtrie e policie që eksportohen jashtë vendit. Versus.al

 

Poll