POLITIKË /

''Edhe unë kam humbur babain në krye të detyrës'', kreu i KLGJ: Gjyqësori është vetëm maja e ajsbergut

Gjatë raportimit të tij duke rrëfyer për ngjarjen familjare, Rusi tha se të gjithë institucionet duhet të japin kontributin e tyre për të patur një Shqipëri europiane.

Shkruar nga Versus

''Edhe unë kam humbur babain në krye të

Pas seancës dëgjimore të kreut të ILD, Artur Metani, në komisionin për Çështjet Ligjore u zhvillua seancë dëgjimore edhe për kreun e KLGJ, Ilir Rusi i cili e nisi duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor ku gjyqtari Artur Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit.

Rusi tha se edhe ai kishte humbur vite më parë babain e tij gjatë një aksidenti në krye të detyrës ndërsa zbuloi se me të ndjerin Kalaja kishte marrëdhënie të shkëlqyera madje se familjet e tij njiheshin dhe kalonin kohë së bashku.

“Nuk mund ta filloja ndryshe këtë raportim, për të anashkaluar situatën e ndodhur javën e kaluar, jetën e një njeriu gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe unë vite më parë e kam humbur babain në aksident në punë. Njëkohësisht fëmijët e mi kishin lidhje me vajzën e të ndjerit.

Ja që ndodh të jesh në krye të KLGJ, e kuptoj fare mirë çdo të thotë aksident në punë dhe çfarë masash duhen marrë. Doja t’i bëja thirrje presidentit dhe organeve të drejtësisë, në këtë moment të tillë, është pika kulmore. Është momenti për një bashkim me njëri tjetrin, është moment reflektimi”-u shpreh mes të tjerash kreu i KLGJ.

Të vritesh në krye të detyrës, për kreun e KLGJ është pika kulmore, por përmes historisë së tij familjare, ai përcjell mesazhin reflektim edhe në rastin e gjyqtarit të ndjerë, dhe për këtë ka një thirrje për Presidentin, të gjitha institucionet, e madje dhe qytetarët.

“Gjyqësori është maja e ajsbergut”, e mbyll mesazhin Ilir Rusi, ndaj dhe sipas tij, të gjithë duhet të mendojnë për brezat që vijnë dhe të japin kontributin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Versus.al

Poll