Shefja e diplomasisë së BE, Kaja Kallas pasi u prit nga kryeministri Edi Rama, foli për mediat nga sheshi ‘Skënderbej’ nga ku u shpreh se vendi ynë ka bërë progres me reformat.
E pyetur nëse ekziston mundësia që të anëtarësohemi në BE brenda vitit 2030, Kallas u shpreh optimiste duke thënë se Bashkimi Evropian është serioz në qëllimin e zgjerimit në kontinent.
“Po mendoj që Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer për reformat, ne duam reformat sundimin e ligjit, ato që janë të nevojshme dhe kështu dhe për ne edhe nga ajo anë, nga ana e Europës duhen bërë hapat e duhur, ka një moment politik që të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, kjo nuk ka ndodhur më pare”,- tha Kallas për gazetarët në Tiranë.
Më tej foli edhe për sanksionet ndaj Rusisë dhe tentativat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
‘’E kemi paketën gjithashtu po mendojmë edhe për paketën tjetër. Kemi sanksione që kemi vendosur për energjinë gjithashtu për Rusinë, gjithashtu kemi një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar së bashku me paketën e sanksioneve sepse është shumë e rëndësishme që t’u zvogëlojmë fondet për të mos i lënë të vazhdojnë këtë luftë’’-shtoi Kallas. Versus.al







