Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka shprehur kundërshtinë e tij sa i takon kandidaturës së Endri Shabanit për Avokatin e Popullit pavarësisht se ky i fundit ka marrë më herët mbështetjen e disa deputetëve të PD.
Ai tha se Shabani nuk përfaqëson vullnetin e PD dhe sqaroi se dy kandidaturat e propozuara nga demokratët janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.
“Duke marrë parasysh progress raportin e fundit është një shqetësim sa I takon institucioneve kushtetuese nga persona me peshë politike dhe kemi të bëjmë me këtë rast me një ish kryetar partied he ish këshilltar bashkiak. E them edhe njëherë, Endri Shabani nuk përfaqëson vullnetin e PD dhe kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni”- tha Këlliçi.
Të njëjtin qëndrim e mbajti edhe Sali Berisha i cili tha se vendimi i komisionit të ligjeve ka qenë që të mos pranohen kandidaturat për të cilat ka firmosur në raste të ndryshme i njëjti deputet. Versus.al


