POLITIKË /

“Gjysmak, çyryk”, Rama-devollinjve për Nallbatin: Mos na sillni rrugeçër të tillë në Kuvend

Shkruar nga Versus
“Gjysmak, çyryk”, Rama-devollinjve për Nallbatin: Mos na
Bledion Nallbati dhe Edi Rama

Pas thirrjes për të mos e votuar kryedemokratin Sali Berisha, kryeministri Edi Rama pati edhe një thirrje ndaj qytetarëve të Devollit sa i takon deputetit Bledion Nallbati i cili u përfshi në një sherr ku sulmoi fizikisht një shofer kamioni.

Duke përmendur shkrimtarë si Dritëro Agolli, Rama u kërkoi qytetarëve që të mos çojnë personazhe të tillë në Kuvend pasi nuk e nderojnë emrin e tyre.

“Devolli i tëra të mirave siç iu njohim ne nga larg. Por kur na çojnë rrugeçër atjem, një gjysmak një çyryk që nuk ka lënë rast pa treguar pa i rënë gjoksit e pa bërë shfaqje për të thënë “unë jam çyryku”, shifni e bëni. Ne duam të jemi bashkë sepse me ju apo pa ju, do të fitojmë. Puna është që bashkë me ju të bëjmë atë që na takon për Shqipërinë. Kurse ju bëni një rrugë e dy punë, edhe për Shqipërinë edhe shpëtoni nga këneta mor burrë i dheut se do mbeteni tërë jetën, do bëheni edhe ju si baba bufi dhe s’do shihni pushtet me sy”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: