Kryeministri Edi Rama mbajti sot takimin përmbyllës elektoral me qytetarët e Korçës. Gjatë fjalës së tij, ashtu siç ka bërë në pothuajse çdo takim elektoral tjetër, kryeministri u mor më së shumti me Berishën.
Ai u kërkoi edhe demokratëve të Korçës që të mos e votojnë me arsyetimin se “hyjnë në gjynah” pasi një njeri i moshës së tij duhet të jetë në shtëpi.
“Sot zogjtë e tij e marrin me tendë e keni parë. E marrin me tendë se edhe dielli nuk e mban dot më tani. Sjellin vërdallë nëpër Shqipëri një njeri të mbaruar, të dëshpëruar, mosha e ka lajthitur komplet. Demokratët e zakonshëm, ja ju që jeni aty, duhet tani ta bëjnë rolin e atij djali të vogël mendoj unë. Se hyni edhe në gjynah, se mirë tani votën në kënetë se nuk është hera e parë që e bëni, por hyni edhe në gjynah që mbani rrugëve një njeri që duhet të shkojë në shtëpi. Këtu në Devoll e keni të dyfishtë problemin. Se çoni edhe rrugeçër në parlament”- tha Rama duke e vijuar ironinë e tij edhe për deputetin demokrat Bledion Nallbati i cili u përfshi në një përleshje fizike ditëve të fundit. Versus.al








