POLITIKË /

Glauk Olldashi kritikon Berishën: Në “Foltore” ka njerëz që na bëjnë për të qeshur e të ulim kokën

Shkruar nga Versus

Glauk Olldashi kritikon Berishën: Në “Foltore” ka

Glauk Olldashi, djali i sh-ministrit të ndier Sokol Olldashi ishte i pranishëm në takimin e Sali Berishës me të rinjtë e FRPD.

Ai dha disa sugjerime dhe bëri kritika për Foltoret që organizohen nga Partia Demokratike. Sipas tij, disa persona që caktohen për të mbajtur fjalime në podiumet e protestave shpesh herë iu merret goja ose nuk dinë të flasin, duke shkaktojnë situata qesharake dhe turpërojnë PD-në.

Sipas Glauk Olldashit problemet e PD-së, nuk duhet të diskutohen live me kamera dhe mikrofon, por me dyer të mbyllura dhe të trajtohen problemet konkrete. Ai propozoi që Foltoret të zhvillohen mbi problematika dhe specifika të caktuara.

Fjala e Glauk Olldashit:

“Doktor, unë mendoj se partia jonë nuk është sa jemi këtu në sallë. Do jetë shumë e mirë që ne të bënim një takim tjetër pa kamera, mes nesh dhe jush, me forumin. Sepse problemet e shtëpisë kam parimin që diskutohen mes nesh dhe jo në sy të botës. Po jam edhe një sugjerim timin.

Ne çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë, e për hir të së vërtetës pjesëmarrja nuk është e pakënaqshme.

Nuk ka të bëjë me frikën dhe sigurinë, por duket se problemi qëndron tek dita e hënë. Ndaj foltorja e të hënës nuk ka pjesëmarrje. Tjetra mendoj se ata që flasin në atë Foltore nuk janë të duhurit, nuk janë të denjë, nuk e di kush i zgjedh, por nuk ka qasje dhe nuk ka përfshirje edhe të të rinjve.

“Mendimi im është që çdo të hënë të bëjmë Foltore specifike, një të hënë arsimi, një ditë për shëndetësinë, bujqësinë, naftëtarët, minatorët e me radhë e radhë.

Problemet janë nga më të pafundme, të kemi foltore specifike çdo të hënë, të mbledhim ekspertët, të flasin ata, e të mos shohim ca fytyra që na bëjnë për të qeshur dhe ne na bëjnë për të qeshur dhe të ulim kokën. Pra të bëjmë një protestë ku të mos themi Ramaduro apo Rama është problemi, por të themi problemi është ky dhe të trajtojmë problemet shqiptare. Kaq kisha”./Versus.al

Poll