POLITIKË /

Grupi parlamentar i PS mblidhet sot, depozitohet në Kuvend nisma ligjore që ndalon pezullimin e Ramës dhe ministrave

Shkruar nga Versus

Grupi parlamentar i PS mblidhet sot, depozitohet në Kuvend nisma ligjore

Ditën e sotme në orën 09:00 të mëngjesit, do të mblidhet grupi i Partisë Socialiste për të diskutuar mbi nismën ligjore të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama sa i takon zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave mes ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Mbledhja do të zhvillohet në praninë e mediave, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin e tij “Flasim” se të hënën grupi parlamentar i PS do të paraqiste propozimet për ndryshimet ligjore.

“Gjithsesi, tanimë kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret, ne do të kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën në cilësinë e deputetit, unë, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pra, me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do t’i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, ditën e hënë në mëngjes, dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias”, deklaroi dje Rama.

Kjo nismë përmban ndryshime të cilat konsistojnë në faktin se gjykatat nuk do të mund të pezullojnë më kryeministrin apo ministrat e kabinetit qeveritar. Versus.al

Poll