POLITIKË /

“I pashë nga TV i burgut”, Veliaj i habitur: 8 vendime nga bashkia te qeveria, shpejtësi e paparë për të më shkarkuar

Shkruar nga Versus

“I pashë nga TV i burgut”, Veliaj i habitur: 8 vendime nga

Gjatë fjalës së tij në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj shprehu habinë sesi bashkia, prefektura, qeveria dhe presidenca bashkëvepruan aq shpejt me 8 vendime administrative brenda 8 orësh për shkarkimin e tij.

Veliaj tha se ishte habitur nga eficenca e këtyre vendimeve ndërkohë që kur ka patur çështje katastrofike të cilat duheshin trajtuar në kohë rekord, nuk janë trajtuar.

“Në këtë sens, nuk jam njoftuar. Të shohësh nga televizori i burgut se është mbledhur këshilli bashkiak i Tiranës… unë nuk kam parë një eficecë të tillë për 8 vendime administrative brenda 8 orëve të punës në datën 24. Një eficencë që e kam kërkuar për ndihmë ekonomike dhe për lloj lloj

Është mbresëlënëse një eficencë e tillë. Kemi patur situata katastrofike dhe nuk kanë kaluar aq shpejt vendime nga këshilli tek prefektura, tek qeveria e presidenca. Kjo është diçka që duket, më është mohuar e drejta të dëgjohem. A do kisha mundësi të ndryshoja votimin e tyre? këtë nuk kemi nga ta dimë, duhej të isha aty. Fyerja e rëndë mu bë nga njerëz që e dinin përkushtimin. Eficenca sesi shkoi nga padrejtësia në padrejtësi ishte mbresëlënëse dhe nuk e di sesi do të reagonin nëse do isha aty dhe t’ua tregoja në sy”- u shpreh Veliaj. Versus.al

Poll