
Kreu i Partisë ‘’Shqipëria Bëhet’’, Adriatik Lapaj u rikthye në shesh pasi protestuesit e PD u larguan nga sheshi përballë kryeministrisë për t’u zhvendosur para Kuvendit. Në formë kritike për këtë metodë proteste, Lapaj tha se duhet që me anë të qëndresës të ketë një reagim ndaj kësaj qeverie.
‘’Ej miq, ikën prapë këta sot. është shumë e rëndësishme që përballja të jetë serioze, e qëndrueshme, e vërtetë. Kemi 75 ditë këtu, po hyjmë te e 76 dhe thelbi është që përmes qëndresës të imponojmë sa më shumë reagim në këtë shoqëri përballë një qeverie që na vjedh’’- tha Lapaj.
Më tej shtoi se priste që PD të qëndronte në shesh dhe u bëri thirrje që në ditët në vazhdim të ketë protesta ku të qëndrohet para qeverisë.
‘’Edhe sot kam pritur që PD të qëndronte në shesh, nuk ka qëendruar. Uroj të vijnë në ditët në vazhdim e të qëendrojnë, sepse me protesta 2 orarshe, Edi Rama rri 100 vite. Këtu duhet të qëndrohet në shesh, kjo e bën diferencën’’- shtoi ai. Versus.al

