POLITIKË /

Ilir Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Qoftë 2026 viti ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë!

Në mesazhin e tij, Meta uroi që 2026 të sjellë drejtësi, liri, respekt për dinjitetin njerëzor dhe mundësi për çdo qytetar, duke theksuar nevojën për një Shqipëri më sociale dhe më njerëzore.

Shkruar nga Versus
Ilir Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Qoftë 2026 viti ku ligji zbatohet
Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta ka dërguar urimet e tij për Vitin e Ri 2026 nga burgu, duke i ftuar qytetarët shqiptarë të presin një vit të bashkimit, guximit qytetar dhe ringritjes së shpresës.

Në mesazhin e tij, Meta uroi që 2026 të sjellë drejtësi, liri, respekt për dinjitetin njerëzor dhe mundësi për çdo qytetar, duke theksuar nevojën për një Shqipëri më sociale dhe më njerëzore.

Ai e mbylli urimin duke e quajtur këtë vit si “Viti i Ndryshimit, i Lirisë dhe i Shpresës së Re”.

Mesazhi i plotë:

Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Të dashur qytetarë shqiptarë,

Nga zemra ju uroj një Vit të Ri me shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi për ju, për familjet tuaja dhe për të gjithë të dashurit tuaj, kudo që ndodhen.

Me besim në vlerat tona të përbashkëta dhe me sytë nga e ardhmja, ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringritjes së shpresës.

Le të jetë ky një vit që na afron më shumë me njëri-tjetrin dhe na jep forcën për të ecur përpara, të vendosur përballë sfidave.

Qoftë 2026 viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku liritë dhe dinjiteti njerëzor janë të shenjta dhe respektohen plotësisht.

Ku ka mundësi dhe shpresë për çdo qytetar, dhe ku çdo shqiptar të jetojë me dinjitet, siguri dhe mirëqenie në shtëpinë tonë të dashur, Shqipërinë, ku e ardhmja të ndërtohet mbi ndershmërinë, besimin dhe ligjin.

Gëzuar 2026, Vitin e Ndryshimit, të Lirisë dhe të Shpresës së re për të gjithë shqiptarët!/ Versus.al

 

Poll