Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të ishte i ftuar në dy emisione të ndryshme përgjatë kësaj fundjave, duke vënë në dukje faktin se përballë tij kishte vetëm moderator dhe jo gazetarë apo analistë të tjerë për të debatuar.
Të dielën, Rama ishte i ftuar në emisionin “Review” në Euronews ku mes të tjerash, foli për atë çfarë e bëri që të ishte sot kryeministri i vendit. Sipas tij, ai ka bërë gjërat që të tjerët nuk i bënë dot.
“Më ndodh të dëgjoj “nuk është e lehtë”, por u them po të ishte e lehtë, do të vinte radha ty? Po të ishte e lehtë do më vinte radha mua? Pse duhet të isha unë sot kryeministri i Shqipërisë, unë isha një artist në jetën time, pse? Sepse të tjerët nuk i bën dot gjërat. Është shumë e vështirë nuk është e lehtë. Ama është shumë e vështirë kur shikon që nga ana tjetër ka vetëm ujë të ndenjur, ata i mbushin mendjen vetes se realiteti është ai që ata flasin dhe zhyten më thellë e do humbasin më thellë të dielën e ardhshme”-tha Rama. Versus.al








