POLITIKË /

“Jemi vend lider në prokurime publike”, Rama: Progres i padiskutueshëm në luftën kundër korrupsionit

Kreu i qeverisë tha se një sistem i tillë prokurimesh publike disa vite më parë ishte i paimagjinueshëm.

Shkruar nga Versus
“Jemi vend lider në prokurime publike”, Rama: Progres i
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e mbajtur për 30 vjetorin e sistemit të prokurimeve publike. Ai tha se Shqipëria ka bërë progres të padiskutueshëm në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, vendi është lider rajonal në prokurimet publike.

“Progresi ynë në luftën kundër korrupsionit është i padiskutueshëm, këtë e tregon qartë edhe fakti se pasqyrat e të dhënave të të gjithë procedurave të reja të viteve të fundit kanë një dallim shumë të dukshëm me ato të disa viteve më parë.

Ky është një rezultat i një pune të jashtëzakonshme ku agjencia e prokurimit publik falë lidershipit të drejtores së agjencisë dhe skuadrës së saj, ka udhëhequr një proces në të cilin edhe Komisioni i Prokurimit Publik në vitet e fundit është bashkuar duke e bërë Shqipërinë të jetë një vend lider në këtë rajon. Një vend lider për integritetin dhe efkiasitetin e procesit të prokurimeve publike. Ky fakt i nënvizuar qartësisht në raportin e monitorimit të Sigmës e cila e renditi Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për performancën në sistemin e prokurimit publik, do ishte i pamendueshëm disa vite më parë”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll