
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me demokratët e Lezhës mori një pyetje të sikletshme.
“Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, ishte pyetja e qytetarit, por Berisha u përgjigj.
Kreu i PD-së, tha se pasardhësi i tij, nuk do të jetë kurrë djali apo vajza, ndryshe nga çfarë është folur herë pas herë në media, se Argita do të përgatitet për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Pyetje nga qytetari: “Kaq e vështirë është të dorëzohet stafeta doktor, sepse jeni një person që keni dhënë prova në 2013 si një burrë shteti, e ke dorëzuar, por kam dyshimin se ke frikë se mos vjen ndonjë Lul tjetër, edhe për këtë ke arsye.”
Sali Berisha: “Të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk mund ta bej kurë, pasardhësin. Nuk është reale, nuk kam ndërmend të lë pasardhës, as vajzën as djalin tim, pasardhësin ua lë ju, do ta zgjidhni ju atë që të besoni më shumë.”
Berisha deklaroi se drejtuesi i PD-së do të zgjidhet nga vetë demokratët./Versus.al



