POLITIKË /

Këlliçi: Risena Xhaja dhe këshilltari besnik i Erion Veliajt po e kthejnë institucion në shtab elektoral të Fatmir Xhafajt

Në postimin e publikuar Këlliçi ka denoncuar titullaren e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Risena Xhaja e cila në bashkëpunim me Aurel Boriçin po tentojnë ta kthejnë këtë institucion në një shtab elektoral të Fatmir dhe Etjen Xhafës.

Shkruar nga Versus
Këlliçi: Risena Xhaja dhe këshilltari besnik i Erion Veliajt po
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, në kanalet e tij të komunikimit ka kërkuar ndërhyrjen e Task Forcës së SPAK për të hetuar krimet zgjedhore që, sipas tij, po ndodhin në administratën shtetërore.

Në postimin e publikuar Këlliçi ka denoncuar titullaren e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Risena Xhaja e cila në bashkëpunim me Aurel Boriçin po tentojnë ta kthejnë këtë institucion në një shtab elektoral të Fatmir dhe Etjen Xhafës.

Më tej Këlliçi i bën thirrje SPAK të veprojë menjëherë sot pasi nesër do të jetë vonë.

Postimi i plotë:

Thirrje publike drejtuar TASK FORCËS së SPAK për krimet zgjedhore!

Një punonjës i ndershëm i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, informon se titullarja e institucionit Risena Xhaja, në bashkëpunim me Aurel Boriçin, këshilltarin besnik të Erion Veliajt, po tentojnë ta kthejnë këtë institucion në një shtab elektoral të Fatmir dhe Etjen Xhafës!

Fakti i mësipërm është lehtësisht i verifikueshëm, nëse SPAK ka vullnetin apo dëshirën të sekuestrojë pamjet filmike apo telefonat e këtyre shtetasve.

Në 3 ditët e fundit, kemi konstatuar dhe denoncuar përsëritjen e të njëjtës skemë të patronazhimit, blerjes së votës dhe shantazhimit me vendin e punës të Administratës Publike nga partia shtet!

Ndaj SPAK duhet të veprojë menjëherë sot, pasi nesër do të jetë shumë vonë!

Garantojmë punonjësit e ndershëm të Administratës Publike, se për ne ata janë aset kombëtar dhe të tillë do të mbeten edhe pas fitores së PD më 11 Maj.

Prandaj duhet që ditën e dielë, ti drejtohen të lirë dhe të vendosur kutive të votimit, për ta bërë realitet sëbashku ndryshimin e madh që presin të gjithë shqiptarët.

Votoni për veten, për familjet dhe për fëmijët tuaj./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: