POLITIKË /

Këshilli bashkiak i Tiranës miraton Buxhetin e vitit 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Shkruar nga Versus

Këshilli bashkiak i Tiranës miraton Buxhetin e vitit 2026 pa

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e sotme Buxhetin për vitin 2026, me vlerë që arrin deri në 400 milionë euro. Erion Veliaj nuk u lejua të merrte pjesë në mbledhje pavarësisht kërkesës së Këshillit Bashkiak, SPAK nuk i dha leje.

Më herët Erion Veliaj përmes një letre tha se miratimi i buxhetit pa praninë e tij nuk do të konsiderohej legjitim.

Në buxhet parashikohen 1500 kuota kredie të butë për çiftet e reja, abone falas për studentët dhe pensionistët, si dhe 1400 bonuse qiraje për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike. Po ashtu, janë parashikuar 9.2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim në shkolla.

Në seancë nuk u hodhën në votim 29 amendamentet e propozuara nga këshilltarët e opozitës, me një vlerë totale që do të arrinte 90 milionë euro.

Poll