
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i është përgjigjur Sali Berishws i cili deklaroi se takimi në Durrës ishte agjendë personale e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit.
Berisha tha se strukturat zyrtare të PD-së në Durrës e braktisën atë dhe insistoi më tej kur shtoi se në takimin e Salianjit kishin marrë pjesë edhe njerëz që kishin punuar për PS.
Salianji tha se në takimin me strukturat e Durrësit ishin rreth 500 veta dhe mes tyre edhe drejtuesit e degës lokale.
“Ishin 500 njerëz dje në takim, në Durrës, ishte struktura e PD. Ishte kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretari i degës. Më të votuarit e primareve, ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu. Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në.
Takimi në Durrës ka qenë me strukturën e PD, janë të zgjedhur me votë. Ishte Dritan Burgia, Luan Hoti, Pëllumb Berisha ish-deputet, ishte 80% e grupseksioneve dhe seksioneve.
Kryetari sot aty është i komanduar, nuk kam paragjykime, por janë edhe këta që kanë marrë vota dreqi e mori.
Prandaj shkon PD në këtë numër votash ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe nuk kanë përfituar asgjë. PD duhet të formatohet duke vlerësuar ata që kanë kontribute dhe kanë marrë vota. Unë do dëgjoj çdo shqetësim. Ia kam thënë Berishës dhe thotë do ndryshojmë, do gjejmë zgjidhje. Sa kam folur në çdo mbledhje të Kryesisë. U bë markë pse u takuan në kafe këta”, shpjegoi Salianji në një intervistë televizive.

