POLITIKË /

Kosova shpalli rezultatin në kohë rekord, Celibashi: Për aq kohë sa s’kemi ligj të ri elektoral, ky përfundim do jetë

Shkruar nga Versus

Kosova shpalli rezultatin në kohë rekord, Celibashi: Për aq

Ditën e djeshme njëkohësisht me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të Shqipërisë, pati edhe zgjedhje në Kosovë në 18 komuna ku kandidatët dolën në balotazh. Por ajo çfarë ra në sy është fakti se Kosova edhe pse me më shumë komuna dhe votues, rezultati përfundimtar doli në kohë rekord brenda pak orësh, ndërsa në Shqipëri me vetëm 5 bashki dhe pjesëmarrje tejet të ulët, rezultati doli mëngjesin e sotëm.

Referuar kësaj pakënaqësie të shprehur prej vitesh tashmë në vend sa herë që ka zgjedhje, kryekomisioneri Celibashi tha se për aq kohë sa protokolli i numërimit të fletve nuk ndryshon, do të kemi gjithmonë të njëjtën vonesë.

Celibashi tha se kjo është në dorë të Kuvendit dhe se ligjvënësit duhet të hartojnë ligjin e ri elektoral brenda vitit 2026 ose në zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtin rezultat nga ana e KQZ.

“Nëse nuk ndryshojmë këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve, të gjithë këtë protokoll. Këtë situatë do të kemi. Ne reuzltain do ta kemi të nesërmen apo pas 2-3 ditësh. Ose duhet të kthejmë numërimin në QV ose duhet të dakordësohemi për përdorimin e  pajisjeve elektronike. Ose do të ngeli kjo mënyrë do të gjejmë zgjidhje të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë para, procesi nuk ka duket i sigurtë. Kjo çështje është e parive politike dhe të Kuvendit. I kemi përcjellë propozimet tona. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Kjo mënyrë pak justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit. Janë shumë aspekte që në reformën e ardhshme zgjedhore të shikohen. Brenda 2026 do të ishte mirë që të kishte ligj të ri zgjedhor. Nëse jo në zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtën situatë”, tha Celibashi. Versus.al

Poll