POLITIKË /

Numërohen brenda pak orësh votat në Kosovë! Rezultatet e balotazhit

Ky raund përcaktoi fituesit në komunat kryesore të vendit, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, Pejën, Mitrovicën e Jugut, Gjilanin e të tjera.

Shkruar nga Versus
Numërohen brenda pak orësh votat në Kosovë! Rezultatet e
Pamje nga zgjedhjet ne Kosove

Procesi i numërimit të votave në 18 komunat e Kosovës është mbyllur në kohë rekord, duke përfunduar një cikël zgjedhor që u zhvillua në qetësi dhe me një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të gjitha qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00, ndërsa mbi 1 milion e 316 mijë qytetarë kishin të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, i cili u mbajt pas balotazhit të 12 tetorit.

Ky raund përcaktoi fituesit në komunat kryesore të vendit, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, Pejën, Mitrovicën e Jugut, Gjilanin e të tjera.

Në kryeqytet, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti të sigurojë një fitore të qartë ndaj rivalit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeko. Sipas rezultateve përfundimtare, Rama mori 46.935 vota (51,54%), ndërsa Çeko 44.126 vota (48,46%).

Pas shpalljes së rezultatit, Rama deklaroi se kjo është një fitore e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Prishtinës, pa dallime politike apo ideologjike.

“Faleminderit shumë Prishtina, qytet i zemrës sime. Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës, unitetit dhe e demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim bindjesh, sepse ka fituar vullneti për zhvillim, unitet dhe qytetari.

Kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës, që thotë se Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojmë bashkë sepse është e të gjithëve. Sonte fitoi qytetari që kërkon bashkëpunim e jo bllokim; fitoi kultura demokratike mbi kultin e individit; fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti. Kjo është fitorja më e madhe”, u shpreh Rama në konferencën e mbajtur në selinë e LDK-së në Prishtinë. Bashkohuni me ne në orën 21:30 në sheshin ‘Skenderbeu’ dhe ‘Ibrahim Rugova’”, tha Rama

REZULTATET

Prishtinë

Përparim Rama-Lidhja Demokratike e Kosovës: Ai ka arritur të fitojë për herë të dytë dhe të marrë 46.935 vota, ose e përkthyer në përqindje 51,54%

Hajrulla Çeko-Lëvizja Vetëvendosje: 48,46%-44,126 Vota

Mitrovica e Jugut

Faton Peci-LËvizja Vetëvendosje:

Arian Tahiri-Partia Demokratike e Kosovës:

Vushtrri

Ferit Idrizi-Partia Demokratike e Kosovës: Ka fituar bindshëm me 14.427 vota, ose e përkthyer ndryshe në 54.27%.

Sylejman Meholli-Lëvizja Vetëvendosje: 45,73%-12,158 Vota

Obiliq

Halil Thaçi-Lëvizja Vetëvendosje: Ka fituar me 51,09% ose 6,441 Vota

Xhafer Gashi-Lidhja demokratike e Kosovës: 48,91%-6,167 Vota

Fushë Kosovë

Valon Prebreza-Lëvizja Vetëvendosje: Kandidati i Albin Kurtit ka arritur që të shpallet fitues me 10.583 të votave, e përkthyer në përqindje në 54.99%

Besnik Osmani-Lidhja Demokratike e Kosovës: 45,01%-8,664 Vota

Pejë

Gazment Muhaxheri-Lidhja Demokratike e Kosovës është shpallur fitues me 60,93% ose e thënë ndryshe 19,259 Vota

Taulant Kelmenti-Lëvizja Vetëvendosje: 39,07%-12,347 Vota

Klinë

Zenun Elezaj-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Është shpallur fitues me 8,084 Vota

Sokol Bashota-Partia Demokratike e Kosovës: 41,98%-5,849 Vota

Junik

Ruzhdi Shehu-Lidhja Demokratike e Kosovës është shpallur fitues me 55,92% ose e thënë ndryshe 1,426 Vota

Agron Kuçi-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 44,08%-1,124 Vota

Gjakovë

Ardian Gjini-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Ka arritur të fitojë me 56.03% të votave, ose e përkthyer ndryshe me 17.024 vota.

Ardian Gola-Lëvizja Vetëvendosje: 43,97%-13,362 Vota

Rahovec

Smajli Latifi-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Është shpallur fitues me 8.516 vota, ose thënë ndryshe me 53.00%

Ali Dula-Lëvizja Vetëvendosje: 47,00%-7,552 Vota

Mamushë

Abdulhadi Krasniç-Kosova Demokratik Turke Partisi: 1.577 qytetarë kanë votuar për të duke i dhënë fitoren në këto zgjedhje.

Fikret Morina-Mamuşa Halk Hareketi: 46,42%-1,366 Vota

Suharekë

Bali Muharremaj-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 11.640 qytetarë kanë votuar për të, duke i dhënë fitoren e sigurt.

Ardian Shala-Lidhja Demokratike e Kosovës: 44,40%-9,295 Vota

Prizren

Shaqir Totaj-Partia Demokratike e Kosovës: Është shpallur fitues me 25,326 Vota

Artan Abrashi-Lëvizja Vetëvendosje:46,14%-21,699 Vota

Dragash

Bexhet Xheladini-Lidhja Demokratike e Kosovës: Nga 57 qendra votimi gjithsej u numëruan 6.106 vota për kandidatin e LDK-së duke i dhënë atij fitoren në këto zgjedhje.

Shaban Shabani-Partia Demokratike e Kosovës: 41,55%-4,340 Vota

Kaçanik

Sabedini Vishi-Partia Demokratike e Kosovës:Vishi ka arritur që të mundë kandidatin e Kurtit me 7,548 Vota

Jeton Raka: Lëvizja Vetëvendosje: 48,14%-7,006 Vota

Viti

Sokol Haliti-Lidhja Demokratike e Kosovës: 8.352 qytetarë kanë votuar për të, ose e thënë ndryshe në përqindje 50.60% prej pjesëmarrësve në këto votime i kanë dhënë fitoren Halitit. Një rezultat i ngushtë ky.

Arsim Ademi-Lëvizja Vetëvendosje: 49,40%-8,155 Vota

Kllokot

Bozidar Dejanovic-Srpska Lista: Ka fituar me 90,03% ose e përkthyer ndryshe me 948 Vota

Srecko Spasic-Srpska Narodna Sloga: 9,97%-105 Vota

Gjilan

Alban Hyseni-Lëvizja Vetëvendosje: Ka fituar me 61.06 % të votave, ose e përkthyer ndryshe ka marrë 22.269 vota.

Arbër Ismajli-Lidhja Demokratike e Kosovës: 38,94%-14,203 Vota

Poll