
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit. Sipas këtij certifikimi ndarja përfundimtare e mandateve sipas votave të marra është si më poshtë:
PS-83 mandate
PD-50 mandate
PSD-3 mandate
Partia Mundësia-2 mandate
Nisma Shqipëria Bëhet-1 mandat
Lëvizja Bashkë-1 mandat
Rezultati ishte ‘katastrofik’ për PD-në e cila u tkurr në 50 mandate, duke humbur edhe një mandat në Tiranë që i kaloi partisë “Mundësia” të Agron Shehajt. Nga ana tjetër, PS arriti fitore triumfuese duke marrë edhe bastione të djathta në veri si për shembull qarkun e Dibrës.
Diferenca në mandate ishte tepër e thellë në qarkun e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Ndërkohë, pavarësisht certifikimit të rezultatit, Partia Demokratike e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të njohë zgjedhjet të cilat sipas saj ishin një ‘farsë elektorale’.
Të pakënaqura nga ky rezultat ishin edhe partitë e reja politike të cilat përveçse tek shkeljet e ndryshme e vunë theksin tek Kodi Zgjedhor që sipas tyre është krejt i padrejtë pasi mbështetja popullore nuk përkthehet në mandate. I tillë është rasti i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ që pavarësisht se është forcë e tretë në vend përsa i takon numrit të votave, ka më pak mandate se PSD e Tom Doshit apo partia “Mundësia” e Agron Shehajt me më pak vota. Versus.al







