
Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama që të gjithë drejtorët e bashkive në rang vendi të dorëhiqen, një situatë e tensionuar është krijuar në Bashkinë e Konispolit.
Kryetari i bashkisë, Ergest Dule, ka refuzuar të zbatojë urdhrin, duke mos pranuar shkarkimin e drejtorëve në varësi të tij. Mësohet se për këtë vendim ka pasur një debat të drejtpërdrejtë mes tij dhe kryeministrit.
Dule është shprehur se stafi drejtues përbëhet nga të rinj profesionistë dhe të aftë në punën e tyre, ndaj nuk sheh asnjë arsye për largimin e tyre. Në përgjigje, Kryeministri Rama thuhet t’i ketë thënë: “Nëse nuk i shkarkon, jep dorëheqjen vetë”.
Kjo situatë vjen në një moment kur në disa bashki të tjera të vendit, si Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër dhe Lushnje, janë regjistruar tashmë dorëheqje dhe shkarkime masive në nivel drejtuesish të njësive administrative./Versus.al







