POLITIKË /

Kryemadhi: "Balluku, ‘bobe’! Në SMS doli që nuk e rr*an fare! Zbatoi urdhërin e Ramës..."

Sipas Kryemadhit, mesazhet e zbardhura midis Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, tregojnë se zv.kryeministrja është siç “i ka dalë nami se është ‘bobe’ dhe se nuk e rruan për asnjë”.

Shkruar nga Versus

Kryemadhi: "Balluku, ‘bobe’! Në SMS doli që nuk e

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar hetimin ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas Kryemadhit, mesazhet e zbardhura midis Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, tregojnë se zv.kryeministrja është siç “i ka dalë nami se është ‘bobe’ dhe se nuk e rruan për asnjë”.

“Balluku ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë,” tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se Balluku i ka vendosur kryeministrit Rama epitetin “pallosh i gjatë” dhe ka zbatuar urdhrat e tij: “Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhin e ‘palloshit të gjatë’.

I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që i është kërkuar Ramës…

Prokurori Dritan Prençi ishte prokurori i inceneratorit, ku personi kryesor ishte Veliaj, dhe për këtë çështje ai ka zero akuzë, as hetim. Për mua dosja e Balluku, vjen si një kundërpërgjigje e Veliajt.” - deklaroi Monika Kryemadhi 

Poll