POLITIKË /

Kryeministri Rama bën thirrje nga ‘Komanda e Përgjithshme”: Shkoni votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

"Është e domosdoshme që vota të hidhet, të numërohet dhe që ti mund të votosh të mos mungosh. Është një detyrë qytetarë, shoqërore, patriotike."

Shkruar nga Versus
Kryeministri Rama bën thirrje nga ‘Komanda e

Kryeministri Rama ka dalë në një lidhje live nga Facebook-u i tij, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë pasi askush që mundet të votojë nuk duhet të mungojë dhe se kjo është një e drejtë dhe detyre qytetare dhe patriotike

Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku lidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit dhe përfitoj nga rasti që t’u them të gjithëve që nuk kanë votuar të votojnë, është e domosdoshme që vota të hidhet, të numërohet dhe që ti mund të votosh të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Votoni, votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama votoi në orët e paradites në qendrën e votimit në Surrel, ndërsa ishte i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama./ Versus.al

Poll