POLITIKË /

Kushtetuesja ja "bën 8 me 2" Kuvendit, e kthen në punë për mandatin e Olta Xhaçkës

Të marten e 27 gushtit, në oren 11.00, diskutohet vendimi i mandatit të ish-ministres në Këshillin e Legjislacionit. Gjykata Kushtetuese u shpreh pak ditë më parë se votimi i deputetëve të Partisë Socialiste për të mos zbatuar vendimin e saj në rastin e deputetes Olta Xhaçka, ka krijuar një krizë kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik por minon dhe besimin e publikut te shteti dhe organet e tij.

Shkruar nga Versus

Kushtetuesja ja "bën 8 me 2" Kuvendit, e kthen në punë

Këshilli i legjislacionit do të mblidhet të marten e 27 gushtit në orën 11.00 për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kushtetuesja ja "bën 8 me 2" Kuvendit, e kthen në punë
Shkresa e Kuvendit

Ky vendim për mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit i firmosur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, erdhi vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese u shpreh se votimi i deputetëve të Partisë Socialiste për të mos zbatuar vendimin e saj në rastin e deputetes Olta Xhaçka, ka krijuar një krizë kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik por minon dhe besimin e publikut te shteti dhe organet e tij.

Kushtetuesja ja "bën 8 me 2" Kuvendit, e kthen në punë
Vendimi i Gjykates Kushtetuese

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen e Kuvendit sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kritikon ashpër shumicën parlamentare për shkelje kushtetuese me pasoja të rënda.

Në vendimin e zbardhur në 30 korrik, Gjykata Kushtetuese arsyeton se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe se kjo shkelje e kushtetutës kishte prodhuar një krizë të re, që veç të tjerash cenon vetë themelet e shtetit.

Ndërkohë dje, Partia Demokratike ka kërkuar të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për sa i përket mandatit të Olta Xhaçkës, në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Kërkesa u nënshkrua nga 29 deputetë të opozitës dhe sipas Grupit të PD është i papranueshëm pengimi i drejtësisë.

Në një deklaratë të Grupit Parlamentar thuhet se po i jepet mbrojtje nga drejtësia një bashkëpunëtori të Edi Ramës.

Në kërkesë theksohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: