POLITIKË /

Kuvendi mblidhet për herë të fundit për 2025-ën, Shabani betohet si Avokat i Popullit

Demokratët e kanë çuar në Kushtetuese procedurën e zgjedhjes së Shabanit në krye të institucionit.

Shkruar nga Versus

Kuvendi mblidhet për herë të fundit për 2025-ën,

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Seanca pritet të prodhojë debate për shkak se Endri Shabani i cili u zgjodh Avokat i Popullit do të bëjë betimin ne Kuvend.

Demokratët e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e tij si Avokat Populli duke pretenduar se është shkelur kushtetuta për shkak se deputetët i kishin tërhequr firmat për të dhe në këtë mënyrë nuk do të ishte një prej kandidatëve për t’u votuar.

Endri Shabani u zgjodh me votat e mazhorancës, por firmat për të qenë një prej kandidatëve, i siguroi nga deputetët demokratë. Gjithashtu në rend dite janë disa projektligje dhe një mocion me debat për luftën ndaj krimit. Versus.al

Poll