POLITIKË /

Kuvendi mblidhet sot në seancë maratonë, shqyrtohen në parim pr/buxheti 2026 dhe paketa fiskale

Shkruar nga Versus

Kuvendi mblidhet sot në seancë maratonë, shqyrtohen në parim

Sot në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare maratonë për të shqyrtuar projektbuxhetin e 2026-ës dhe paketën fiskale e cila është paketa ligjore më e rëndësishme e vitit pasi fal detyrimet e prapambetura të disa viteve më parë për qindra biznese.

Partia Demokratike e ka kundërshtuar paketën fiskale, duke thënë se ajo ka ardhur vonë në Kuvend dhe nuk ka kohë në dispozicion për një shqyrtim serioz.  Projekt buxheti i vitit 2026 është 8.8 miliardë euro, dhe shoqërohet me 8 projektligje si paketë fiskale, që u diskutua në komisione parlamentare me procedurë të përshpejtuar.

Do të diskutohen në parim 8 projektligjet që përfshin buxheti, pesë prej të cilave janë aktualisht në fuqi dhe ndryshojnë, ndërsa 3 janë projektligje të reja.

Rendi i ditës për sot:

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë"”, të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë". (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, "Për tatimin mbi të ardhurat"”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, "Për sistemin e taksave vendore"", të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit"", të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme". (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për buxhetin e vitit 2026". (Shqyrtimi në parim). Versus.al

Poll