POLITIKË /

Kuvendi shqiptar shpalli Iranin “shtet terrorist”, reagon Izraeli: Përgëzime për rezolutën historike

Shkruar nga Versus

Kuvendi shqiptar shpalli Iranin “shtet terrorist”, reagon Izraeli:

Ministria e Jashtme e Izraelit ka përgëzuar Shqipërinë për shpalljen e Iranit “shtet terrorist” me rezolutën e miratuar sot në Kuvend me 79 votat pro të socialisatëve dhe një abstenim të Redi Muçit nga Lëvizja Bashkë.

Në reagim, kjo rezolutë konsiderohet si “historike” dhe tregon moralin e Shqipërisë në politikën e jashtme.

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”- u shpreh ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar. Versus.al

Poll