
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 9 prill 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, ku pritet të diskutohen dhe miratohen një sërë çështjesh të rëndësishme ligjore dhe institucionale.
Seanca nis me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 2 prill, ndërsa më pas do të vijojnë njoftimet dhe interpelancat. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e deputetit Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.
Po ashtu, do të zhvillohet një seancë pyetje–përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
Në vijim, Kuvendi pritet të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme, mes të cilave ndryshimet në ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
Një tjetër pikë kyçe e rendit të ditës është ngritja e dy komisioneve hetimore parlamentare. Njëri prej tyre do të shqyrtojë ligjshmërinë e veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për investimet në infrastrukturën rrugore, ndërsa tjetri do të fokusohet në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), me theks te siguria kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave të qytetarëve, si dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
Në rend dite është gjithashtu edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Rendi i Ditës
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.
2. Njoftime.
3. Erion Interpelancë Braçe. me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti
4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhxixho
5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.
7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”.
8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurinë sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen të Kuvendit shërbimet me anë e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e parlamentar që të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Versus.al

