
Adriatik Lapaj nuk ka një përgjigje përfundimtare përsa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës, nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
“Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për tu parë”, u shpeh Lapaj në “Ditarin” e A2 CNN.
Më tej ai la të hapur edhe mundësinë e koalicioneve edhe pse bashkëpunim me “Nisma Thurje” i rezultoi problematike për shkak të mandatit në zgjedhjet e 11 majit.
Ndërsa më herët është shprehur se ka pasur 2 tentativa nga mazhoranca aktuale që të jetë pjesë e qeverisë së por që nuk ka pranuar ndërsa me kreun e partisë 'Mundësia', Agron Shehajn është në gjyq, të vetmet parti që mund të bëjë koalicion janë Partia Demokrati dhe grupi parlamentar që pritet të krijojë Ilir Meta.
“Ne do të ecim drejt përpara, vetëm siç jemi. A mund të bëjmë marrëveshje me parti të tjera? Po patjetër. Se fakti që dështon njëherë në dashuri, nuk do të thotë se nuk do të dashurohesh më në jetë”, u shpreh Lapaj./Versus.al







