
Tritan Kalo dhe Përparim Kabo janë dy emrat e propozuar nga kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, si figura të mundshme për një qeveri tranzitore.

Tritan Kalo njihet si mjek infeksionist dhe figurë e angazhuar në çështje të shëndetit publik.
Ndërsa Përparim Kabo është akademik dhe filozof, i njohur për kontributin e tij në fushën e mendimit kritik dhe jetës universitare. Sipas Lapajt, të dy janë personalitete pa angazhim politik partiak, çka i bën të përshtatshëm për një rol garantues.

Lapaj deklaroi për News24 nga protesta e zhvilluar sot para Kryeministrisë se Shqipëria ka nevojë për një qeveri tranzitore, e cila do të krijonte kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Ai theksoi se përfshirja e individëve të tillë do të ndihmonte në garantimin e lirisë së votës dhe një procesi zgjedhor të drejtë për të gjitha palët.

