POLITIKË /

Lezhë, publikoi emra të disa zyrtarëve dhe tha se blinin vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Hetimi për shpifje për Gjin Gjonin vjen pas deklaratave të tij se disa zyrtarë të PS ishin të implikuar në blerje votash.

Shkruar nga Versus

Lezhë, publikoi emra të disa zyrtarëve dhe tha se blinin vota,

Policia e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shpifje, për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni, kandidati i Partisë Demokratike në listat e hapura në qarkun e Lezhës.


Hetimi për shpifje për Gjin Gjonin vjen pas deklaratave të tij se disa zyrtarë të PS ishin të implikuar në blerje votash.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish.

Në një postim në Facebook, 4 maj, Gjoni pretendon se zyrtarët e Partisë Socialiste po blinin vota duke i bërë thirrje Drejtësisë që të veprojë menjëherë.

“Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence!

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë!

Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve:

 • Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh

 • Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen

 • Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre

 • Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë

 • Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati

 • Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen

 • Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç

Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara”, shkruante Gjin Gjoni më 4 maj./Versus.al

Lezhë, publikoi emra të disa zyrtarëve dhe tha se blinin vota,

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: