POLITIKË /

Lufta në Ukrainë, Rama: Edhe pse unë jam më i gjati mes liderëve të NATO-s, s’kemi ndonjë fuqi të madhe

Shkruar nga Versus

Lufta në Ukrainë, Rama: Edhe pse unë jam më i gjati mes

Gjatë konferencës me kryeministrin britanik Keir Starmer, Rama nuk ngurroi as të bënte batuta teksa i përgjigjej pyetjes për luftën në Ukrainë.

Ai tha se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë në krah të Ukrainës, por theksoi se qëndrimi ynë nuk ka ndonjë peshë të madhe, duke e shoqëruar edhe me batutën e gjatësisë së tij mes liderëve të vendeve anëtare të NATO-s.

“Ne kemi qenë që në krye të herës në krah të Ukrainës dhe do vazhdojmë të jemi. Ne jemi të vetëdijshëm që edhe pse ky vend ka kryeministrin më të gjatë në NATO, nuk ka fuqinë apo peshën e shumë vendeve të tjera për të luajtur ndonjë rol madhor apo përcaktues. Por nuk duhet të harrojmë se jemi të bekuar që kemi lindur në kontinentin e iluminizmit. Sepse Europa është një projekt që ka qenë gjithnjë i orientuar drejt paqes”-deklaroi Rama. Versus.al

Poll