POLITIKË /

“Nga 12 mijë shqiptarë me gomone, në qindra”, Rama: Gënjeshtra kur flitet për të burgosurit në Angli

Shkruar nga Versus

“Nga 12 mijë shqiptarë me gomone, në qindra”, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer gjatë vizitës së këtij të fundit, ku është firmosur edhe marrëveshja për task forcën e ndalimit të emigrimit të paligjshëm.

Rama e cilësoi sukses uljen e numrit të shqiptarëve që zgjedhin të udhëtojnë me gomone në kanalin La Mansh drejt Anglisë. Ndërsa e cilësoi “gënjeshtër të madhe” pretendimin se 1 në 50 shqiptarë që janë aktualisht në Angli, është në burg duke thënë se shifrat janë disa herë më të ulëta.  

“Kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën e bërë, shifrat janë shpresë dhënëse. Përfitoj nga rasti i pranisë tuaj për të theksuar se referimi në Shifra i një bashkëpunimi shumë të suksesshëm është gjëja e duhur dhe jo kulmimi i miteve ku thuhet se shqiptarët janë një problem për Britaninë. Sepse të gjitha shifrat flasin vetë, në 2024-ën, numri i shqiptarëve që kanë hyrë apo kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani është disa qindra. Në momentin kur ne kemi shtyrë përpara për task forcën, arriti në 12 mijë emigrantë paligjshëm në 2022-in gjatë momentit të fluksit.

Dua të theksoj këtu edhe një tjetër shifër që më bën shumë përshtypje dhe na bën shumë përshtypje ne shqiptarëve në përgjithësi kur thuhet se 1 në 50 shqiptarë na qenka në burg në Britani. Kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës ndërkohë që në realitet Shifra është 1 në 500, pra është dhjetëfish më e ulët”- deklaroi Rama gjatë konferencës. Versus.al

 

Poll