POLITIKË /

Luftë brenda llojit me “Nesti Angonin”? Balluku për marrëdhënien me Veliajn: Tendencë për telenovela

Shkruar nga Versus

Luftë brenda llojit me “Nesti Angonin”? Balluku për

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në “Top Story” lidhur me gjitha lajmet që qarkullojnë rreth marrëdhënies së saj me kryebashkiakun e Erion Veliaj dhe aludimet mbi personazhin anonim “Nesti Angoni”.

Balluku tha se me Veliajn janë miq të mirë dhe se pretendimet se mes tyre kishte një “luftë të brendshme” janë totalisht të pabaza.

“Unë me Erion Veliajn jemi miq të mirë dhe kemi qenë prej shumë kohësh. Unë e kuptoj shumë mirë që ka një tendencë për telenovela dhe lajme, por janë duke rrëmuar në vendin e gabuar pasi as unë as Erioni ndonjë tendencë ndaj njëri tjetrit”- tha Balluku.

Sa i takon hetimeve që SPAK po bën ndaj kryebashkiakut, zv.kryeministrja tha se kjo nuk e bën Veliajn fajtor, ndërsa mbajti të njëjtin qëndrim me Ramën.

“Po bëhet një lincim publik pa logjikë në këtë mes. Kam qenë dje, pardje dhe sot në të njëjtën tryezë me Erion Veliajn dhe ju siguroj se është në punë edhe më fuqishëm se herët e tjera”- shtoi më tej ajo.

Sa i takon “misterit” që rrethon emrin “Nesti Angoni”, personazh që sipas regjistrit të gjendjes civile nuk ekziston, Balluku tha se nuk ekziston asnjë përballje brenda PS.

“Mua nuk më rezulton që të kemi një luftë brenda llojit, sepse jemi të gjithë në tryezën e PS duke punuar shumë fort pasi ne e konsiderojmë veten në fushatë. Ne jemi një trupë e disiplinuar që e dimë sesi punohet. Juve mund t’ju duket një intrigë e bukur”- deklaroi zv.kryeministrja. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: