POLITIKË /

“Mali i Zi ka 50 milionë banorë”, Rama batuta me kryeministrin malazez: Vendi më i madh në rajon

Shkruar nga Versus

“Mali i Zi ka 50 milionë banorë”, Rama batuta me

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e samitit të Javës së Zhvillimit të Qëdrueshëm në Abu Dhabi së bashku me homologun e tij malazez, Millojko Spajiç.

Gjatë intervistës ku foli edhe për ambicien e vendit që brenda vitit 2028 të garantojë sovranitetin në sektorin energjitik, Rama nuk ngurroi as të bënte batuta me moderatorin dhe kryeministrin e Malit të Zi.

“Ju grekët i nënvlerësoni pak njerëzit mendoni se e keni monopolin e filozofisë dhe jeni trashëgimtar të Platonit e Aristotelit, por nuk jeni. Me shumë sinqeritet, që të mos i ha kohën këtij vendi të madh, Malit të Zi. Është vendi më i madh në rajonin tonë dhe ka 50 milionë qytetarë, ne jemi vend i vogël”- u shpreh Rama ndër të tjera. Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll