
Pavarësisht arrestimeve të disa prej ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të lartë socialistë për korrupsion, PS është e bindur se në këto zgjedhje nuk merr më pak se 78 mandate.
Kështu u shpreh në “Opinion” ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku i cili tha se nuk beson se partitë e reja mund të marrin më shumë se një mandat në Tiranë, ndërsa jashtë kryeqytetit tha se nuk beson që do të marrin mandate.
Pjesë nga diskutimi:
Arbjan Mazniku: Dyshemeja është 78.
Blendi Fevziu: Si, si?
Arbjan Mazniku: Dyshemeja për Partinë Socialiste është 78 mandate.
Blendi Fevziu: Tavani?
Arbjan Mazniku: Dyshemeja!
Blendi Fevziu: Po dilni mbi tavan pastaj, shkoni në oxhak.
Arbjan Mazniku: Dyshemeja është 78.
Blendi Fevziu: Pra ju mendoni që mund të merrni 78 mandate minimalisht?
Arbjan Mazniku: Minimalisht.
Blendi Fevziu: Po partitë e reja sa mund të marrin sipas jush?
Arbjan Mazniku: Partitë e reja nuk e di, mund të marrë ndoshta ndonjëra prej tyre mandat në Tiranë, por jashtë Tirane dyshoj. Numri maksimal nuk është një diferencë e madhe nga ai minimal, por sërish mbetet i konsiderueshëm.
Blendi Fevziu: Po maksimalja sa e mendoni? Tavani këtu është i ulët…
Arbjan Mazniku: 82-83 mandate. Versus.al








