POLITIKË /

Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të emigrantëve, sot afati i fundit për afro 20 mijë zarfet e pashpërndara

Shkruar nga Versus

Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të emigrantëve, sot afati i

Sot kanë mbërritur në total 12.375 vota nga diaspora duke e çuar numrin total të zarfeve të mbërritura në 160 mijë nga mbi 244 mijë që u janë dërguar emigrantëve në shtete të ndryshme të botës.

Përveç Greqisë, pakot me zarfet zgjedhore nëpër botë që nuk do të shpërndahen deri sot në darkë, kthehen sërish në Shqipëri. Në total ende nuk janë shpërndarë 19.900 zarfe.

Ndërsa 56 mijë fletë votimi të cilat janë marrë nga emigrantët shqiptarë, ende nuk janë kthyer në zyrat postare. Për këtë vetë kreu i KQZ dhe kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje zgjedhësve që të paraqiten në zyrat e postës për t’i dorëzuar zarfet që të nisen për në Shqipëri.

Fluturimi i fundit me vota nga diaspora do të jetë të dielën në orën 17:00. Në çdo rast, çdo votë që do të hyjë në një pikë doganore të vendit deri në orën 19:00 do të pranohet. Në të kundërt sipas Kodit Zgjedhor, vota konsiderohet e pavlefshme dhe nuk numërohet.

Zarfe të mbërritura deri tani në KQZ, sipas shteteve

Itali 67,920 ose 27.6%

Greqi 31,697 ose 12.9%

Gjermani 19,334 ose 7.9%

SHBA 15,108 ose 6.1%

Mbretëria e Bashkuar 10,253 ose 4.2%

Franca ose 3,568 1.5%

Kanada ose 2,691 1.1%

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve

Tiranë 36,955 ose 15.0%

Fier 21,025 ose 8.5%

Durrës 17,945 ose 7.3%

Elbasan 15,157 ose 6.2%

Vlorë 12,300 ose 5.0%

Shkodër 11,877 ose 4.8%

Korçë 11,712 ose 4.8%

Lezhë 9,811 ose  4.0%

Berat 9,768 ose 4.0%

Dibër 6,569 ose 2.7%

Gjirokastër 4,743 ose 1.9%

Kukës 2,560 ose 1.0%.

Ilirjan Celibashi, kryekomisioneri zgjedhor e konsideroi procesin si të suksesshëm duke marrë parasysh që kjo ishte hera e parë e organizimit të votimeve për diasporën. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: