POLITIKË /

“Mbështesim vizionin e Shqipërisë për anëtarësim deri në 2007”, Marta Kos: Pastaj do ngjis Korabin ose kullën Eiffel me Ramën

Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se BE po planifikon që vendet e reja që do të anëtarësohen në BE, do të duhet të japin disa garanci

Shkruar nga Versus

“Mbështesim vizionin e Shqipërisë për

Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos, gjatë konferencës së sotme në Bruksel shprehu mbështetjen e saj  për vizionin e Shqipërisë që të mbyllë negociatat deri në vitin 2027.

Nëse ky objektiv do të arrihet, Marta Kos premtoi se do të ngjisë malin e Korabit bashkë me kryeministrin Rama.

“Ne mblidhemi këtu sa herë që flasim për kapitujt. Por gjithçka që bëjmë e bëjmë për njerëzit. Kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj, është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është edhe njëherë përparësi e BE-së. Nëse dikush e kupton se kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, ky është vendi juaj.

Dhe duke kuptuar këtë ju mund të jeni të suksesshëm. Kur flasim për datën ju thashë që mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe pastaj do i ngjitem Korabit bashkë me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë mbyllëse që kam pasur sot. Por mund t’i ngjitemi edhe kullës Eiffel”, tha mes të tjerash Kos. Versus.al

Poll