POLITIKË /

Mbeti jashtë Kuvendit dhe pretendoi se iu vodhën votat, reagon Gjylameti

Ditën e djeshme, ish deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti kërkoi pamjet filmike nga KQZ-ja me pretendimin se iu vodhën votat. Sot, ish socialistja ka falenderuar votuesit e saj dhe ka personalisht Edi Ramën.

Shkruar nga Versus

Mbeti jashtë Kuvendit dhe pretendoi se iu vodhën votat, reagon

Ditën e djeshme, ish deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti kërkoi pamjet filmike nga KQZ-ja me pretendimin se iu vodhën votat. Sot, ish socialistja ka falenderuar votuesit e saj dhe ka personalisht Edi Ramën. Në një reagim të gjatë Blerina Gjylameti thotë se është mirënjohëse ndaj sovranit që votoi, e ndërsa ndryshe nga ish kolegët e saj në kampin rozë, si Etilda Gjonaj dhe Xhamal Qefalia nuk e ka tërhequr ende kërkesën e saj në KQZ për pamjet  filmike. Kujtojmë se Gjylameti humbi mandatin e deputetes pasi ishte në garë me Xhaçkën. 

Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën.

Kudo që ishit — në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora — dua t’ju them faleminderit.

Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.

Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër.

Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane.

Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse.

11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari.

Faleminderit secilit prej jush.

Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.

Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.

Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.

Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona.

Mirënjohëse.

Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik.

Zgjedhjet mbaruan.

Sovrani foli.

Politika për njerëzit vazhdon.”- shprehet ajo. Versus.al

Poll