
Sot u mblodh për herë të parë komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur për Reformën e re Territoriale.
Opozita zgjodhi që ta bojkotojë mbledhjen e parë të komisionit duke mos marrë pjesë në formë proteste ndaj qëndrimeve që mazhoranca ka patur kundrejt saj.
Bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku tha se do t’u kërkohet anëtarëve zëvendësues të komisionit që të jenë më aktivë gjatë veprimtarisë së këtij komisioni gjatë konsultimit publik.
Nga ana e opozitës ishin të pranishëm vetëm Edmond Haxhinasto dhe Vangjel Dule. Versus.al
