Mëngjesin e sotëm, në kryesinë e Kuvendit, u zhvillua mbledhja e konferencës së kryetarëve ku u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian.
Siç ishte paralajmëruar, opozita nuk mori pjesë në mbledhje në vazhdën e aksionit opozitar i cili ka në qendër bojkotin e çdo komisioni dhe kaosin në Kuvend deri në mosbindje civile, e cila pritet të kumojë me protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 tetor në orën 18:00.
Prania e vetme e deputetëve të opozitës në mbledhjet e komisioneve, u shënua në atë të Çështjeve Europiane ku ishin pjesë Jorida Tabaku dhe Edi Paloka për të miratuar raportin që hap diskutimet për kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE të njohur si “Kapitulli i Themeloreve”. Versus.al








