POLITIKË /

Mbyllet afati i regjistrimin për zgjedhjet e pjesshme, zyrtarizohen kandidatët në 5 bashki

Shkruar nga Versus

Mbyllet afati i regjistrimin për zgjedhjet e pjesshme, zyrtarizohen

Ndërkohë që vetëm pak javë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit, është mbyllur afati për regjistrimin e kandidaturave për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Socialistët kanë zyrtarizuar figura të tyre në zgjedhje, ndërsa PD si asnjëherë më parë, nuk ka nxjerrë kandidatë politikë, por ka vendosur të mbështesë kandidaturat e pavarura për kryebashkiak.

Në Vlorë, Dionis Sota si kandidat i pavarur, do të mbështetet nga PD për të garuar përballë Brunilda Mersinit e cila u dorëhoq nga mandati i deputetes për të kandiduar për bashkinë e Vlorës.

Në Berat, opozita do të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, ndërsa PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca.

Në Cërrik, socialistët garojnë me kandidatin Florenc Doka, ndërsa opozita mbështet Amarildo Hoxhën si kandidat të pavarur. Edhe Eligert Hima do të garojë në këtë bashki nën mbështetjen e Lëvizjes Shqipëria Bëhet.

Në bashkinë e Matit, PS ka propozuar kandidatin Altin Bojni, ndërsa kryetarja e Gruas së PS, Suzana Pasha shpalli kandidaturën si e pavarur.  PD në Mat do të mbështesë kandidaturën e Eduart Brahilikës, edhe ky si i pavarur.

Në Tepelenë, PS kandidon me ish-kreun e Gardës, Gramoz Sakon, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma. Versus.al

Poll